Wednesday, November 7, 2007

Prof.as. Eda Vula

Të dhëna biografike
Eda Vula u lind më 12.08.1966 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i mbaroi në vendlindje. Studimet e matematikës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) në Prishtine i regjistroi në vitin 1984 dhe i përfundoi në vitin 1988 me notë mesatare 9.10. Studimet pasuniversitare në lëminë e topologjisë i mbaroi në vitin 1997, duke mbrojtur temën e magjistraturës me titull “FIBRACIONET DHE FIBRACIONET E FORMES”. Në datën 30 shtator 2006 mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me titull “ZGJIDHJA E PROBLEMEVE MATEMATIKORE DHE VLERËSIMI I TYRE”.
Eda Vula filloi punën në vitin 1988 si mësimdhënëse e matematikës në gjimnazin “H. Dushi” në Gjakovë. Në vitin 1989, u angazhua si asistente në Seksionin e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në Prishtinë, ndërsa në vitin 1993 u rizgjodh në këtë thirrje. Gjatë punës në FSHMN mbajti ushtrime nga lëndët: EDZ dhe EPI, Analizë II, Topologji, Hapësira metrike, Analizë funksionale, Gjeometri deskriptive, Matematkë I dhe II në Fizikë dhe Kimi, si dhe ligjërata në lëndët: Metodat matematikore në Ekologji, Matematika në Kimi, Matematika në departamentin e Gjeografisë dhe Metodika e mësimit të matematikës. Në periudhën 1989-2002 u angazhua në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë si mësimdhënëse për lëndët Matematika dhe Metodika e matematikës.
Me themelimin e Fakultetit të Edukimit, në vitin shkollor 2002/03 Eda Vula vazhdon karrierrën e saj si mësimdhënëse e këtij institucioni të ri. Më 15.11.2002 zgjedhet
ligjëruese, ndërsa mban mësimimin nga lëndët Matematika elementare I, Matematika elementare II, Matematika I dhe Matematika II. Që nga viti 2006 është prodekane për çështje akademike në Fakultet.
Punimet shkencore dhe profesionale
1. Zgjidhja e problemeve matematikore dhe vlerësimi i tyre
Teza e doktoratës vlerëson ndikimin e metodave të mësimdhënies së matematikës në qëndrimet e mësimdhënësve dhe nxënësve për zgjidhjen e problemeve me fjalë dhe me përmbajtje nga jeta e përditshme, në shkollat e mesme të ulta të Kosovës.
Shqyrtimi dhe zgjidhja e problemeve, zë një vend qendror në punimin e doktoraturës. Paraqitja e këndvështrimeve të ndryshme për natyrën e problemeve dhe futja e tyre në kontekstin e të nxënit, është paraqitur në mënyrë sistematike duke u mbështetur në shumë kërkime shkencore. Identifikimi i pikëpamjeve të ndryshme të mësimdhënësve për matematikën dhe i faktorëve që përcaktojnë suksesin në zgjidhjen e problemeve kanë shërbyer si një strukturë përcjellëse e këtij hulumtimi.
Rezultatet e hulumtimit janë të mbështetura mbi bazën teorike të çështjeve të trajtuara në punim dhe nga shqyrtimi analitik i të dhënave. Këtu, autorja shfrytëzon shumë rezultate të studimeve shkencore të kësaj fushe, të cilat i përdor për të nxjerrë përfundimet e këtij studimi. Një nga rezultatet kualitative tregon se, në klasat ku zhvillohet mësimdhënia tradicionale, nga vetë mësimdhënësit, matematika shikohet si lëndë që për bazë ka rregullat, formulat, ekuacionet dhe procedurat. Pra mësimdhënësit kanë më shumë një qëndrim platonik dhe instrumentalist. Kurse, pikëpamje të bazuar në zgjidhjen e problemeve, është provuar se kanë mësimdhënësit, që përdorin metodat ndërvepruese të mësimdhënies, dhe që matematikën e shohin si lëndë që mësohet gjatë procesit të zgjidhjes së problemeve.
2. Critical thinking and the Kosovan educators’ (Të menduarit kritik dhe mësimdhënësit kosovarë) Mediterranean Journal of Educational Studies. Vol.11 No.1, 2006.
Në këtë revistë prestigjioze mesdhetare, me recension ndërkombëtar, e botuar nga Universiteti i Maltës, trajtohen disa nga aspektet kryesore të zbatimit të metodave të të menduarit kritik në mjedisin arsimor të Kosovës, ku rezultatet e zbatimit të projektit janë evidentuar përmes analizës induktive dhe analizës statistikore të rezultateve të pjesëmarrësve në projekt si edhe të intervistave në nivele të ndryshme.
3. Karakterizimi i fibracioneve me anë të funksionit të ngritjes. Buletini i SHLP ‘B. Curri’ në Gjakovë, Nr. 4-5/1997
Në këtë punim është dhënë problemi i ngritjes dhe është treguar se pasqyrimi i hapësirave topologjike, është fibracion atëherë dhe vetëm atëherë kur ekziston funksioni i ngritjes përBEp→:p. Po ashtu, janë treguar edhe dy rrjedhime të rëndësishme të këtij pohimi. Në të parin tregohet se, në qoftë se është pasqyrim i hapësirave metrike, i cili ka vetinë e ngritjes së homotopisë (HLP) në lidhje me klasën e të gjitha hapësirave metrike, atëherë BEp→:pështë fibracion. Ndërsa në rrjedhim e dytë është treguar se, në qoftë se
BEp→: është fibracion dhe B është hapësirë metrike atëherë është fibracion i rregullt. p
4. Matematika. Detyra të zgjidhura për studentët e mësimit klasor. 1998.
Kjo dispensë është hartuar në përputhje me plan programin e lëndës Matematika për studentët e grupit klasor. Detyrat dhe zgjidhjet e tyre mundësojnë që të zhvillohet puna e pavarur e studentit me qëllim të përvetësimit dhe zbatimit të njohurive nga Logjika matematikore dhe teoria e bashkësive dhe nga Gjeometria elementare ne rrafsh.
5. Nxënia në bashkëpunim në lëndën e matematikës. Shkëndija, mars 2002.
Në kuadër të projektit “Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit”, janë hartuar një numër i konsiderueshëm i mësimeve modele. Shumë nga ato kanë për bazë të nxënit në bashkëpunim. Në këtë model është paraqitur zbatimi i teknikave të të nxënit në bashkëpunim në lëndën e matematikës.
6. Strategji të reja të mësimdhënies dhe të nxënit në lëndën e matematikës, 2004
Bashkautorë: Në këtë doracak, janë prezantuar disa aspekte teorike dhe praktike të mësimdhënies së matematikës të cilat kanë mundësuar realizimin me sukses të seminareve për aftësimin e mësimdhënësve, në kuadër të projektit të Tempus-it.
7. Matematika 6, Dukagjini Pejë, 2003
Bashkautorë: Tekst shkollor i matematikës për nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës së mesme të ulët.
8. Matematika 7, Dukagjini Pejë, 2004
Bashkautorë: Tekst shkollor i matematikës për nxënësit e klasës së shtatë të shkollës së mesme të ulët.
Aktivitetet për zhvillim profesional
Eda Vula tregoi interesim të konsiderueshëm për zhvillim profesional, si në fushën e mësimdhënies, ashtu edhe në atë të kërkimit. Pas vitit 1999 ka vijuar këto trajnime:
- Programi Hap pas Hapi në kuadër të Iniciativës së Shkollave të Larta, Tiranë, mars 2000
- Programi “Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit”, KEC, Prishtinë, tetor 2001
- Projekti për Aftësimin e Mësimdhënësve Kosovar, “Mësimdhënia me nxënësin në qendër” , 24.07.2001-03.08.2001
- Projekti për Aftësimin e Mësimdhënësve Kosovar, “ Mësimdhënia për nxënie efektive”, 04-07 qershor 2003
- Methodology of teaching Mathematics in Dubrovnik, March 10-14 / 2003
- Methodology of teaching Mathematics in Budva, March 8-12 /2004
- Metodat kualitative në hulumtime, tetor 2004, KEC Prishtina
Që nga gushti i vitit 2001 udhëheq trajnimet e mësimdhënësve në kuadër të projektit Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit dhe është e certifikuar si certifikuese nga Shoqata Ndërkombëtare e Leximit me seli në Washington DC në bazë të Standardeve ndërkombëtare të programit.
Pjesëmarrja në Konferenca ndërkombëtare
- The 5th Annual RWCT Conference 9-13 June 2001 in Brasov, Rumania
- “Opening Borders, Changing Minds” The RËCT Program in Higher Education,
23-25 October 2002, Elbasan, Albania (presentation in the Regional Workshop ëith the topic “RËCT strategies in HE, a possibility to integrate”
- Fourth European Conference on gender equality in higher education, Oxford Brookes University, Oxford U.K. 31st August- 3rd September 2005
- Vizitë studimore në Institutin regjional për hulumtime në edukim, IRRE Lombardia, në Milano nga 2-12 korrik 2006 organizuar nga Ministria e jashtme e Italisë.
- Vizitë studimore e Këshillit Drejtues të Programit për Aftësimin e Mësimdhënësve, Kanada, tetor 2006.

Friday, November 2, 2007

Të nderuar Studentë

MIRË SE VINI në Universitetin e Prishtinës. Universiteti ynë është relativisht i ri krahasuar me traditat universitare nëpër vendet e ndryshme të botës. Më 15 shkurt të vitit 2007 festuam 37 vjetorin. Rikujtuam tërë kohën e tij që nga themelimi e deri më sot, praktikën tonë unike nëpër të cilën kaluam si popull dhe si akademik. Prej vitit 1991 e deri pas çlirimit të vendit në qershor të vitit 1999, Universiteti punoi dhe veproi në kushtet e mbijetesës së rëndë nëpër të cilën kaloi tërë Kosova. U mbajt me sakrificë të madhe tempoja e jetës dhe punës akademike, por çmimi në cilësi u pagua lartë. Pas luftës u desh kohë e madhe për të lëvizur gjërat nga pika tepër e ulët në të cilën na kishte shtyrë regjimi serb i Milosheviqit. Roli dhe rëndësia e Universitetit të Prishtinës që nga themelimi i tij kanë qenë tipike për rolet e rëndësitë që universitetet kanë luajtur nepër vendet e qytetërimit perëndimor, iluminist dhe çlirues nga tutela e të tjerëve.

Më 15 shkurt filluam pilot projektet e IT për dy njësitë tona akademike, një në Fakultetetin e Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe tjetrin në Fakultetin e Mjekësisë. E quajtëm “Vizioni e-UP 2010”, i cili ka për qëllim nxjerrjen e Universitetit nga sistemi i vjetër i jetës dhe punës, në të gjitha aspektet e tij: akademike, administrative dhe financiare.
Sistemi i jetës dhe punës që trashëguam i takon shekullit që e lamë pas.

I dedikuar për mësim dhe hulumtim, sipas vlerave e sistemeve perëndimore, Universiteti i Prishtinës po bënë hapa të guximishëm për të shkuar kah Procesi i Bolonjës. Në fakt, Universiteti i Prishtinës, marrë parasyshë të kaluarën e tij të vështirë, ka nevojë më shumë se për Bolonjën, ajo që e quajta “Bolonja Plus”, don të thotë rimodelimi i tij gradual sipas sistemit të vlerave të universiteveve më të përparuara të vendeve evro-atlantike. Këtë do ta arrijmë pashmangshëm. Në emër të këtij qëllimi të përbashkët, Ju ftojmë të jeni me ne, krahas përpjekjeve tona fisnike dhe për të mirën e gjeneratave që vijnë pas nesh.

Mirëpresim komentet Tuaja dhe ndihmën në rrugëtimin tonë drejt Perëndimit, drejt kulturave e vlerave arsimore dhe universitare të qytetërimit të cilit objektivisht i takojmë.

Enver HASANI

Friday, October 5, 2007

KËSHILLI STUDENTOR I FAKULTETI TË EDUKIMIT

Projekti:A ia vlen të kunsomohet Droga, Alkooli dhe Duhani?

Qëllimi i projektit:
Qëllimi jonë është që përmes këtij projekti të ofrojm informata të detajizuara për pasojat të cilat i shkakton konsumimi i drogës alkoli dhe duhanit dhe në këtë mënyrë të ndikojm në zvoglimin e numrit të përdorusve.

Objektivat:
Përmes këtij projekti ne synojm:
-që ti informojm të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës për pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale të cilat rrjedhin prej konsumimit të tyre,
-që këto informata ata t'ua tranësmetojm të afërmeve të tyre dhe të ndikojn në ta që mos të fillojn konsumimin e tyre gjëgjësishtë të ndërprejn atë.

Strategjia dhe metedologjia:
Ky projekt do të ralizovet në Universitetin e Prishtinës dhe do të përfishij shpërndarjen e broshurave, posterave dhe shenjavë kundër tyre.

Target grupet:
Projekti ju dedikohet në radhë të parë studentëve të të gjitha faklutetëve të Universiteteti të Prishtinës por edhe personelit të këti Universitetit dhe të intersuarve të tjerë.

Aktiviteti dhe implementimi:
Këtë projekt do të realizoj komisoni për shëndetësi pran Këshilli i FE-së. Në këtë projekt përfshihen:

Broshurat
Do të shtypen 4000 broshura (numri minimal i mundshëm, duke pasur parasysh numrin shumë me të madh të studentëve). Në këto broshura do të shënohen fakte të shumta për prejardhjen e drogës, alkoolit dhe duhanit, pasojat shëndëtsore, ekonomike dhe sociale të cilat ato i shkaktojn. Poashtu këto broshuara do të jenë të dizajnuara me fotografi të ndryshme.

Posterët
Kemi planifikuar që të shtypen 350 postera, në të cilën do të këtë mesazhe të qarta kundër drogës, alkoolit dhe duhanit. Këto mesazhe do të jenë të shoqëruara me fotografi përkatëse.

Fletëngjitëset me shenjën ku tregojn se sa është i rrëzikshëm konsumimi i drogës.

Fletëngjitëset me shenjën ku tregojn se sa është i rrëzikshëm konsumimi i alkoolit.

Fletëngjitëset me shenjën ku tregojn se sa është i rrëzikshëm konsumimi i duhanit.


Mjetet materiale:
Për realizimin e këtij projekti novojiten 1610.00 €.


Gjysma është financuar nga Rektorati d.m.th 800 €, pjesa tejter mbete që të gjejë donjë donatorë.

Ata te cilet mendojn qe ia vlen te perkrahet ky projekt munden te financojn. Per me shume na shkruani ne email: sekretari_ks_fe@hotmail.com