Wednesday, September 26, 2007

Hasani: Kam arritur ta nxjerr UP-në nga izolimi

Prishtinë, 10 korrik - Një vit pasi është vënë në krye të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, thotë se punët po i shkojnë ashtu siç ka planifikuar në menaxhimin e institucionit të cilin drejton. Megjithëse ka plane ambicioze derisa ta përfundojë mandatin, ai mund ta lërë bosh karrigen e rektorit në rast se i bëhet ofertë për ta drejtuar një qeveri të mundshme teknike, apo për ta udhëhequr diplomacinë e jashtme kosovare. Hasani është i bindur se ka hequr UP-në nga izolimi ndërkombëtar, por edhe ka depolitizuar këtë institucion. Megjithëkëtë, veprimet e fundit të politikës karshi vendimit të Senatit për mbylljen e disa departamenteve, thotë se mund ta dëmtojnë Universitetin.

No comments: