Wednesday, September 26, 2007

Rektori nuk mund të shkarkojë dekanët

Nuk shoh ndonjë mundësi ligjore që rektori të shkarkojë dekanin. Dekanët zgjidhen dhe shkarkohen nga Senati i Universitetit.
Flet Dukagjin Pupovci, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitet të Prishtinës.
Si i vlerësoni veprimet e fundit të rektorit Enver Hasani,siç janë shkarkimi i një rektori dhe disa profesorëve të tjerë?
Dukagjin Pupovci: Pa hyrë në motive të shkarkimit, nuk shoh ndonjë mundësi ligjore që rektori të shkarkojë dekanin. Dekanët zgjidhen dhe shkarkohen nga Senati i Universitetit,ndërkohë që shkarkimi bëhet me shumicë të kualifikuar prej 2/3 të anëtarëve të Senatit. Mendoj se në Universitet duhet t'i shmangemi leximit të normave ligjore mes rreshtave, sidomosnë ato raste kur korniza për veprim është qartë e definuar. Përsëri pa hyrë në motive, rektori, si zyrtari më i lartë menaxhues, ka të drejtë të iniciojë procedurë disiplinore ndaj stafit akademik dhe jo akademik, gjë të cilën e ka bërë në disa raste.
Çka keni kërkuar nga Rektori të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Drejtues?
Dukagjin Pupovci:Personalisht nuk kam kërkuar asgjë më shumë as më pak se që duhet të kërkojë një anëtar i KëshillitDrejtues. Kam kërkuar respektimin e ligjshmërisë me rastin emarrjes së vendimeve dhe do të vazhdoj ta kërkoj edhe më tutje.Në Universitet jemi ngopur me kriza në të kaluarën dhe,mendoj se duhet të përqendrohemi në probleme reale, të cilatduhet të zgjidhen brenda një kuadri ligjor të përcaktuar. Në mbledhjen e fundit është shprehur një vullnet i mirë i Këshillit Drejtues dhe i rektorit që të bashkërenditen më mirëveprimet në të ardhmen.
Enver Hasani ka thënë se roli i KD – së nuk është t’i kontrollojë shkarkimet apo emërimet eventuale të titullarëve nëpër njësitë akademike.Mendoni edhe ju kështu?
Dukagjin Pupovci: Ka të drejtë - ky nuk është roli i Këshillit Drejtues, por as i rektorit. Zgjedhjen dhe shkarkimin e dekanëve dhe të prodekanëve e bën Senati, rektori mund tëjete njëri nga propozuesit dhe, kuptohet, të ndikojë në vendime të Senatit, pasi, sipas detyrës zyrtare, e kryeson Senatin. Rektorika në dispozicion mekanizma të tjerë për të zgjidhur konflikte eventuale me titullarë të zgjedhur, por jo edhe shkarkimin - këtë mund ta bëjë vetëm organi që e ka zgjedhur titullarin. Ndërkaq, Këshilli Drejtues ka të drejtë dhe detyrë të reflektojë ndaj të gjithavendimeve të rektorit apo të Senatit që kanë të bëjnë me shkarkime dhe marrëdhënie të punës.
Pse jeni ju kundër luftimit të plagjiaturës që është duke bërë UP-ja. Dhe përseKëshilli Drejtues është duke u munduar t’i mbrojë plagjiatorët?
Dukagjin Pupovci: Nuk e di nga e keni fituar këtë përshtypje se jam kundër luftimit të plagjiarizmit - nuk më kujtohet të jem prononcuar ndonjëherë rreth kësaj teme. Pasi po më pyetni tani, po Ju them se plagjiarizmi është një dukuri e shëmtuar, e cila meriton çdo dënim, por luftimi i kësaj dukurie nuk bëhet duke denoncuarnjëri-tjetrin në mënyrë të fshehtë, e aq më pak duke marrë vendime në bazë të raporteve të komisioneve anonime. Ata që kuptojnë se një libër ose një temë doktorate është plagjiat,duhet të kenë aq guxim qytetar dhe intelektual për të dalë me emra, duke i prezantuar faktet në mënyrë të argumentuar. Keni pasur raste të tilla në gazetën tuaj dhe unë kam respekt përata që i kanë prezantuar, edhe pse nuk mund të gjykoj për saktësinë e pohimeve të tyre. Përndryshe, luftimi i plagjiarizmit shndërrohet nëqërim hepasesh personale, ose, edhe me keq, në shkëmbim të favoreve në kuptimin "hesht se do të hesht edhe unë". Është shumë e papëlqyeshme që një institucion të arsimit të lartë të kultivohet fryma e shantazhit dhe e denoncimit të njerëzve.Nuk mendoj se dikush në Këshillin Drejtues është kundër luftimit të plagjiarizmit. Përkundrazi, është diskutuar haptas për mënyrat e veprimit në raste të tilla, dhe kjo ka qenë njërandër pikat ku pajtimi i Këshillit Drejtues me rektorin ka qenë pothuaj se 100 %. Është marrë edhe një vendim që përcakton disa procedura të përkohshme.

No comments: